Galatasaray kërkon Sommerin

02 korrik 2025 | 16:05

Pas përpjekjeve për të transferuar mesfushorin Hakan Calhanoglu, Galatasaray ka filluar të hedhë hapat e parë edhe për portierin e Interit, Yann Sommer.

Sipas burimeve pranë klubit, turqit kanë zhvilluar kontaktet fillestare dhe nuk përjashtohet mundësia që në javët në vijim të bëjnë një ofertë konkrete për portierin zviceran.

Megjithatë, qëndrimi i Interit për momentin mbetet i qartë: klubi zikaltër dëshiron ta mbajë Sommer deri në përfundimin e kontratës së tij, e cila skadon më 30 qershor 2026. Në atë kohë, gardiani do të jetë pranë moshës 38-vjeçare.

Sommer ka qenë një nga lojtarët kyç të Interit gjatë sezonit të fundit, të cilin e mbylli me 53 paraqitje dhe 22 ndeshje pa pësuar gol në të gjitha kompeticionet. I ardhur në Milano në verën e vitit 2023 pas largimit të Onanës, ai ishte vendimtar edhe në fitoren e titullit kampion, ku mbylli sezonin në Serie A me 19 “clean sheet”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është deklaruar…