
Galatasaray shpallet kampion i Turqisë
30 maj 2025
| 22:38
Skuadra e Galatasarayt ka shënuar fitore në ndeshjen e fundit për këtë edicion në Superligën e Turqisë në futboll.
Galata të premten mbrëma e mposhti në shtëpi Bashakshehirin me rezultatin 2:0. Për 1:0 realizoi Dries Mertens nga penalltia në minutën e 17-të.
Victor Osimhen e shënoi golin e fundit në minutën e 81-të. Galata dy xhiro para fundit e siguroi titullin e kampionit në Turqi.
Skuadra e Okan Burukut e mbyll edicionin me 95 pikë.
Bashakshehiri kampionatin e përfundon në pozitën e pestë me 54 pikë. I ka siguruar kualifikimet për në Ligën e Konferencës.