Galatasaray shpallet kampion i Turqisë

26 maj 2024 | 22:29

Galatasaray është kampion i Turqisë.

Këtë sukses, “Cim Bom” e arriti pas fitores 3:1 si mysafir ndaj Konyasporit në ndeshjen e fundit të kampionatit.

Me këtë fitore Galata e mbylli garën e fortë për titull me 102 pikë në vendin e parë.

Fenerbahçe ishte një konkurrente e fortë deri në fund, por dy barazime në pesë xhirot e fundit i lanë pas dhe ishin vendimtare për titullin.

Feneri e fitoi edhe në ndeshjen e fundit të sezonit, por e mbylli me tre pikë më pak se Galatasaray.

Mauro Icardi me golat në minutat 29 dhe 51, si dhe Berkan Kutlu dy minuta më vonë, ishin golashënuesit që i siguruan Galatasarayt titullin e 24-të në elitën turke.

Fenerbahçe fitoi 6:0 në shtëpi ndaj Istanbulsporit, por kjo nuk mjaftoi për ta rrëmbyer titullin.

Icardi ka fituar edhe “Këpucën e Artë” në Superligën turke.

Ai këtë edicion i realizoi hiç më pak se 25 gola.

Edin Xheko i Fenerbahçes ka shënuar 21 gola, ndërsa sulmuesi i Shqipërisë, Rey Manaj, e mbyll sezonin me 18 gola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Superliga e Turqisë, ka mbyllur sezonin, me Galetasaray që është…