Gallapeni dominon në kualifikueset e Botërorit

20 nëntor 2025 | 12:47

Dion Gallapeni po shndërrohet në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Përfaqësueses së Kosovës gjatë kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.

Sipas statistikave të publikuara, mbrojtësi i majtë 23-vjeçar ka rezultuar të jetë lojtari më i suksesshëm nën moshën 23 vjeçare sa i përket dueleve të fituara – plot 46, një shifër që e vendos atë në majë të listës në këtë kategori.

Rritja e tij e shpejtë në ekipin kombëtar erdhi fillimisht pas lëndimeve të lojtarëve të tjerë të krahut të majtë, si Leart Paqarada dhe Donat Rrudhani.

Megjithatë, Gallapeni e shfrytëzoi maksimalisht mundësinë e dhënë, duke siguruar vendin titullar me paraqitje solide dhe të qëndrueshme.

Performanca e tij ka bërë që trajneri Franco Foda ta konsiderojë si një “diamant” të skuadrës, një lojtar me potencial të madh dhe vështirë i zëvendësueshëm në këtë formë.

Asnjë futbollist tjetër nën moshën 23 vjeçare nuk ka arritur të fitojë më shumë duele në këto kualifikuese sesa Gallapeni – një dëshmi e qartë e rëndësisë së tij për ekipin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkelzen Gjomakaj shpall të pavlefshme certifikatën e biznesit “Renoco” L.L.C.…