Gallapeni: Faleminderit të gjithëve për përkrahje, ky është fillimi i rrugëtimit tim

30 qershor 2025 | 13:27

Dion Gallapeni është prezantuar në skuadrën polake Widzew Lodz. Futbollisti me skuadrën e re ka nënshkruar kontratë katër vjeçare, kurse nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka falënderuar familjen dhe klubin e FC Prishtina.

“Të dashur tifozë, nga sot po fillon një kapitull i ri në jetën time me ekipin polak Widzew Lodz, jam shumë i lumtur që i jam bashkuar këtij klubit të madh me të cilët pres suksese të mëdha. Faleminderit shtyllën e jetës sime, familjen, për gjithçka çfarë ka bërë për mua. Falënderoj përzemërsisht klubin ku u zhvillova, FC Prishtina, për gjithçka çfarë ka bërë për mu, për emocionet e jashtëzakonshme që ndamë së bashku, çdo përjetim aty do të jetë i paharruar për mua, ky klub dhe ai qytet do të jetë familja ime e dytë çdo herë. Falënderoj shkollën e futbollit Winner për hapat e parë dhe kujdesin ndaj meje”, ka shkruar Gallapeni.

“Nuk gjej fjalë si të falënderoj njeriun që ka bërë gjithçka për mua, njeriun që ka sakrifikuar gjithçka nga vetja që të jem unë, ky që jam sot, Kadri Cikaqi është rrugëtari i karrierës sime dhe njeriu që pa të asgjë nuk do të ishe e mundur”, ka deklaruar ai.

Me pas futbollisti me perspektivë të madhe, Dion Gallapeni ka thënë se ky është vetëm fillimi i rrugëtimit të tij, pasi do të regjistron suksese si në nivel klubi ashtu edhe me ekipin kombëtarë.

“Ju premtoj që ky është vetëm fillimi i rrugëtimit tim, besoj dhe shpresoj në suksese të mëdha si me ekipin e re po ashtu edhe me ekipin kombëtar. Falënderues përjetësisht të gjitha atyre që më kanë mbështetur dhe kanë bërë gjithçka për mua”, ka shtuar Gallapeni.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë publik raportin për…