Gallapeni: Me ndihmën e bashkatdhetarëve të marrim rezultat pozitiv ndaj Zvicrës

02 shtator 2025 | 15:53

Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur stërvitjen e dytë në grumbullimin e muajit shtator.

Dardanët do t’i zhvillojnë dy ndeshje, ku fillimisht takohen me Zvicrën më 5 shtator në Basel dhe tre ditë më vonë presin Suedinë.

Dion Gallapeni ka folur pas stërvitjes, duke thënë se janë të përgatitur për këto dy ndeshje, edhe pse për momentin i gjithë fokusi është vetëm te Zvicra.

“Stërvitjet janë duke shkuar me intensitet të lartë. Jemi duke u përgatitur për këto dy ndeshje, por normalisht fokusi për momentin është vetëm tek Zvicra. Jemi duke punuar në aspektin taktik, kështu që shpresojmë të shkojmë atje dhe të marrim rezultat pozitiv”, tha Gallapeni.

Anësori i skuadrës polake Widzew Lodz pret që në Basel të marrin rezultat pozitiv.

“Pres që në ndeshjen me Zvicrën të hyjmë në fokus maksimal sepse e dimë se është ndeshje e vështirë dhe shpresoj se me ndihmën e bashkatdhetarëve tanë të marrim rezultat pozitiv”, tha Gallapeni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të hënën në mbrëmje ndodhi një aksident i rëndë mes…