“Game of Thrones” merr numër rekord të nominimeve në Emmys

17 korrik 15:44

Kanë dalë nominimet për sezonat e serive më të mira televizive, Emmys.

Sezona e fundit e serialit shumë të shikuar e të komentuar, ‘Game of Thrones’, ka arritur të marrë gjithsej 32 nominime, një numër ky rekord dhe shumë i papritur, sidomos pas sezonës që nuk është pritur aspak mirë nga fansat.

Drama e HBO ka dalë me numër dyshifror nga nominimet e Emmy të martën, duke vënë rekord të ri për më së shumti nominime të fituara në një vit nga një serial dramë, përcjell Gazeta Express.

Nominimet e këtij viti përfshijnë një për Serialin më të mirë Dramë dhe shumë nominime tjera individuale për anëtarët e kastit, duke përfshirë Kit Harrington për rolin e Jon Snow, Emilia Clarke për rolin e Daenerys, Lena Headey për Cersei, Sophie Turner për Sansan, Maisie Williams për Arya Stark dhe Gwendoline Christie për rolin e Brienne.

Kjo është hera e parë që të katër aktoret e një serie të njëjtë nominohen në kategorinë e ‘Aktores më të mirë në rol Dytësor’.

Deri sot, seriali i zhanrit Fantazi ka fituar47 çmime Emmy dhe ka qenë e nominuar 161 jerë, duke përfshirë edhe nominimet e këtij viti. Për momentin është seriali me më së shumti fitore të çmimit prestigjioz në histori të televizionit.

Finalja e ‘Game of Thrones’ është transmetuar në maj të këtij viti, dhe ka marrë kritika të shumta për mënyrën se si është realizuar dhe si ka përfunduar storia.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Festim Alidema është prezantuar si lojtar i ri në skuadrën…