
Gani Demaj, kandidat i AAK-së për asamble në Fushë-Kosovë, ky është mesazhi i tij
Gani Demaj është kandidat për asamblenë komunale nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Fushë Kosovë me numër 6.
Në kuadër të fushatës zgjedhore, ai ka bërë një thirrje publike për mobilizim qytetar dhe bashkëpunim në funksion të një të ardhmeje më të mirë për Fushë Kosovën.
“Njerëz që e doni vendin tuaj, familjen, të ardhmen me dinjitet – është koha të bashkohemi për ndryshim,” theksoi Demaj, duke iu drejtuar qytetarëve me një mesazh të fuqishëm për unitet dhe përkushtim.
Ai ftoi votuesit të mbështesin listën e AAK-së me numrin 174, si dhe kandidaturën e tij me numrin 6, duke u zotuar për një model qeverisës të dëshmuar tashmë në komuna si Gjakova, Suhareka, Rahoveci, Deçani dhe Klina.
“Le ta sjellim këtë model edhe në Fushë Kosovë – një komunë që meriton më shumë. Bashkë ia dalim,” tha Demaj në deklaratën e tij.