
Gani Demaj me numër 6, kandidat i AAK-së për asamble në Fushë-Kosovë
Gani Demaj është kandidat i AAK-së për asamblenë komunale në Fushë-Kosovë.
Ai në listën e AAK-së ka numrin 6.
Përmes një postimi në “Facebook” ai ka thënë se AAK-ja për Fushë-Kosovën, e ka programin.
“I ka njerëzit. E kemi gatishmërinë. Na duhet ndihma. Na duhet VOTA”, ka shkruar 6-shi i AAK-së në Fushë-Kosovë.
Demaj ka treguar se pse sot është në këtë garë. “Sot, kemi një qëllim: Të punojmë për jetë dhe mirëqenie të qëndrueshme, jo për lëmoshë. Të punojmë për shëndetësi, nga e cila kemi shpresë për jetën, jo frikë. Të punojmë për ekonomi të zhvilluar, stabile, me vizion të qartë e jo improvizim. Të punojmë për sistem edukimi të fortë, të saktë, të mirëpërgatitur, e jo shkel e shko. Të punojmë për qytetarin, bashkë me qytetarin. Për ambient e rrugë të pastërta. Për Kulturë, sport e turizëm të zhvilluar, atraktiv e jo për stërkeqje”, ka shkruar Demaj.
Postimi i plotë:
“Dikur e kishim një ëndërr”
Dikur luftuam e sakrifikuam. Për liri, për të jetuar si të gjithë popujt e lirë.
Kishim një ëndërr, për shtet, për liri, për demokraci.
Kishim një ëndërr që e arritëm.
Sot kemi një ëndërr tjetër.
Të punojmë, për veten tonë sot, për fëmijët dhe gjeneratat e reja nesër.
Sot, kemi një qëllim:
– Të punojmë për jetë dhe mirëqenie të qëndrueshme, jo për lëmoshë.
– Të punojmë për shëndetësi, nga e cila kemi shpresë për jetën, jo frikë.
– Të punojmë për ekonomi të zhvilluar, stabile, me vizion të qartë e jo improvizim.
– Të punojmë për sistem edukimi të fortë, të saktë, të mirëpërgaditur, e jo shkel e shko.
– Të punojmë për qytetarin, bashkë me qytetarin.
– Për ambient e rrugë të pastërta.
– Për Kulturë, sport e turizëm të zhvilluar, atraktiv e jo për stërkeqje.
Aleanca për Fushë Kosovën, e ka programin. I ka njerëzit. E kemi gadishmërinë.
Na duhet ndihma. Na duhet VOTA.
Nuk vijmë në qeverisje të flejmë. Vijmë për të punuar.
Nuk vijmë për të qarë e ankuar. Vijmë për të dhënë zgjidhje.
Ne kishim një ëndërr. Tani kemi një qëllim.
Me qytetarin e Fushë Kosovës, do ta bëjmë të mundur.