Gani Dreshaj i propozon qeverisë Luan Krasniqin për ambasador në Gjermani

02 shtator 23:32

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, biznesmeni i njohur Gani Dreshaj, pas shkarkimit të ambasadorit të Kosovës në Gjermani, Beqë Cufajt, ka dal me një propozim për zëvendësimin e tij.

Dreshaj i është drejtuar Kryeministrit Kurti, Presidentes Osmani dhe Ministres Gërvalla, që të caktohet Ambasador në Gjermani, boksieri Luan Krasniqi. Dreshaj thotë se këtë propozim të tij do e mbështesë e gjithë diaspora në Gjermani.

Postimi i plotë i Dreshajt:

Diplomacia kosovare në Gjermani ka mbetur pa të zotin e shtëpisë. Largimi i Beqë Cufajt ka lënë boshllëk dhe mund të ketë pasoja. Puna e tiij ishte tejet profesionale dhe e pandalshme.

Në këtë situatë, i propozoj presidentes Osmani, kryeministrit Kurti, dhe kryediplomates Gërvalla që Luan Krasniqi të jetë ambasador i Kosovës në Gjermani.

Luani është njeriu që ka përfaqësuar me dinjitet kulturën dhe zotësinë shqiptare në Gjermani, ashti siç ka bërë miliona gjermanë krenarë me bëmat e tij.

Luani është i përgatitur profesionalisht dhe do ta kryente me nder e përkushtim këtë detyrë kaq të rëndësishme.

Luan Krasniqi është përtej politikës, nuk përfaqëson asnjë parti, përfaqëson shqiptarinë.

Jam i bindur që tërë diaspora përkrahë këtë propozim timin!

g.d

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Afrim Muçiqi foli në emisionin Natë Vere për një dasmë…