Gani Dreshaj, kandidat për deputet
Gani Dreshaj ka njoftuar se do të jetë kandidat për deputet në radhët e AAK-së.
Ai ka treguar arsyen e kandidimit për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
“Dua të ndaj me ju disa nga arsyet pse kam vendosur të kandidohem në garën për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Unë vij nga bota e biznesit, por zemra ime ka qenë gjithmonë me njerëzit tanë, me familjet që kanë nevojë, me ata që punojnë çdo ditë për të ndërtuar shtet ligjor”, ka shkruar në Facebook Dreshaj.
Postimi i plotë i tij:
Të dashur qytetarë
Dua të ndaj me ju disa nga arsyet pse kam vendosur të kandidohem në garën për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Unë vij nga bota e biznesit, por zemra ime ka qenë gjithmonë me njerëzit tanë, me familjet që kanë nevojë, me ata që punojnë çdo ditë për të ndërtuar shtet ligjor.
Për mua politika ka kuptim vetëm kur kthehet në shërbim.
Asnjëherë politikën s’e kam parë si një garë ku bëhet karrierë. Nëse mund të jem hajri i shpisë, mund të jemi edhe kontribuesi i shoqërisë.
Sigurisht që mërgata zë një vend të veçantë në zemrën time dhe janë gjithmonë pjesë e pandashme e imja duke qenë vet një shqiptar i rritur në gyrbet.
Ju e dini një gjë nga unë, aty ku kam patur fuqi të ndikoj, e realizoj. I tillë do të jem përherë.
G.D



