Gani Dreshaj nuk kandidon për deputet

22 janar 2021 | 14:53

Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Jashtme nga radhët e AAK-së, Gani Dreshaj, ka njoftuar se nuk do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ai ka thënë se është i zhgënjyer me sistemin e drejtësisë dhe zbatimin e ligjit në Kosovë, gjë për të cilën nuk do të jetë pjesë e listës në garën zgjedhore.

“Ligji duhet te vlejë për të gjithë njësoj, për të njëjtën vepër unë largohem, ndërsa kolegët tjerë kanë gjetur mënyra për te qenë ende në lista, gjë e cila tregon se sa joserioz e i ndikuar është ky sistem”, ka shkruar Dreshaj në llogarinë e vet në “Facebook”

Postimi i plotë i Dreshajt:

Te nderuar qytetarë, bashkëkombës dhe bashkëluftëtarë,

Fillimisht, shpreh keqardhje për nivelin dhe funksionalitetit e institucioneve të zbatimit të ligjit, për çka unë nuk do të jem pjesë e garës për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Terë jetën dhe veprimtarinë time e kam projektuar në ndërtimin e mekanizmave të zbatimit te ligjit dhe në tërësi, shtetit.

Unë si prind, familjar dhe bashkatdhetar i rritur në sistem demokratik, ku ligji është atdhe, bëj thirrje edhe tek deputetët tjerë që të hapin rrugë dhe të mbështesim mekanizmat e zbatimit te ligjit, në vendimet e tyre edhe në qoftë se vendimet nuk janë të drejta.

Ligji duhet te vlejë për të gjithë njësoj, për të njëjtën vepër unë largohem, ndërsa kolegët tjerë kanë gjetur mënyra për te qenë ende në lista, gjë e cila tregon se sa joserioz e i ndikuar është ky sistem.

Unë si deputet i zgjedhur dhe zëvendësministër i Punëve te Jashtme, do të mbështes presidentin ne ardhje, z. Ramush Haradinaj, për të bërë reforma dhe ndërtuar një shtet demokratik, në koordinim me partnerin tonë strategjik në Evropë, Gjermaninë, dhe partnerin tonë strategjik në botë, Amerikën.

Duke ju falënderuar për mbështetjen te gjithë qytetarëve te Istogut dhe më gjerë, u jam mirënjohës dhe do të jemi bashkë në të gjitha etapat e zhvillimit te komunës dhe vendit.

Nëse nuk do të jemi ne krah me partnerët tanë strategjik dhe nëse nuk fillojmë të mendojmë qe shteti është në rend të parë do të kemi pasoja te pariparueshme, për të cilat Serbia është duke investuar.

Bëj lutje që Kosova dhe populli të jenë te bashkuar kundër Serbisë dhe jo të merremi me njëri-tjetrin dhe të punojmë për të rrënuar gjykata e për të dhunuar institucione.

Atdheu është i fëmijëve tanë dhe ne duhet te investojmë në të ardhmen!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me iniciativën e ushtruesit të detyrës së kryeshefit ekzekutiv të…