Gani Geci: E kam incizimin ku Faik Imeri thotë se përkthente për Milaim Zekën

28 maj 2025 | 22:35

Gani Geci ka deklaruar se posedon një incizim ku Faik Imeri, me gojën e vet, e ka pranuar se ka përkthyer për gazetarin Milaim Zeka.

“Unë kam incizimin që Faik Imeri thotë me gojën e vet se e ka përkthyer për Milaim Zekën. Nesër mund ta sjell. Unë kurrë në jetën time nuk rrej për askënd”, ka deklaruar Geci në Debat Plus.

Gazetari Milaim Zeka, e ka mohuar kategorikisht se një gjë e tillë është e vërtetë.

Geci ka shtuar se Faik Imeri është vëllai i Haki Imerit dhe se një nga vëllezërit e tij është vrarë në nëntor të vitit 1999, duke theksuar se ka të drejtë të kërkojë të vërtetën për fatin e tij.

Megjithatë, Geci ka qenë i qartë duke theksuar se mënyra e kërkimit të së vërtetës përmes Serbisë është e papranueshme.

“Ai që e kërkon vëllain përmes Serbisë, jo vetëm që ka gabuar, por është poshtërsi. Kushdo që ka kërkuar shokët e vetë përmes Serbisë, ajo është poshtërsi”, ka deklaruar Geci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një armë e re mund të ndryshojë faktet në fushën…