Gani Hajdari, kandidati më i votuar i PDK-së në Gjakovë

17 tetor 2025 | 10:17

Numërimi i votave për kandidatët e Asamblesë Komunale në Gjakovë është drejt përfundimit, dhe rezultatet paraprake tregojnë një mbështetje të madhe për kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës, Gani Hajdari.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ-ja, Hajdari është asambleisti më i votuar në Gjakovë. Deri tani, ai ka grumbulluar 857 vota, ndërsa ende pritet numërimi i disa vendvotimeve të mbetura.

Hajdari aktualisht ushtron detyrën e Drejtorit të Bujqësisë në Komunën e Gjakovës, ku puna dhe përkushtimi i tij janë vlerësuar lartë nga qytetarët. Kjo mbështetje e gjerë në zgjedhje shihet si shpërblim për angazhimin dhe rezultatet e tij në shërbim të komunitetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka kryer një tjetër sulm…