
Gani Koci pritet të intervistohet sot nga prokurorët e Gjykatës Speciale
18 mars 2021
| 13:38
Njëri nga ish-themeluesit e UÇK-së, Gani Koci, pritet të intervistohet sot në zyrat e EULEX-it nga prokurorët e Dhomave të Specializuara.
Koci ka thënë se do të intervistohet në cilësinë e dëshmitarit.
Ai ftesën për intervistim nga Gjykata Speciale e ka marrë më 25 shkurt.
“Pavarësisht se në çfarë cilësie jam ftuar, unë do jem ai që isha në luftë dhe ai që jam sot, gjithmonë në mbrojte të luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare”, ka thënë Koci. /IO/