
Ganimete Musliu: Në Kosovë nuk mund të ndodhë asgjë pa vulën e PDK-së
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka shkruar për 21-vjetorin e themelimit të PDK-së.
Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook” të shoqëruar me një foto, ka thënë se sot me shumë se kurrë e kanë të gjithë të qartë se në Kosovë nuk mund të ndodhë asgjë pa vulën e PDK-së.
“Sot më shumë se kurrë Kosova ka nevojë për Partinë Demokratike!”, ka shkruar deputetja Musliu.
Postimi i plotë i saj:
21 vjet punë, 21 vjet angazhim, 21 vjet perballje 21 vjet paragjykime, 21 vjet stigmatizim, 21 vjet sakrificë…..
E ne si sot si 21 vjet me parë krenarë, ballelartë dhe me vizion te qartë për Republikën e Kosovës! Sot me shumë se kurrë e kanë të gjithë të qartë se në Kosovë nuk mund te ndodhë asgjë pa vulen e Partisë Demokratike!
Sot më shumë se kurrë Kosova ka nevojë për Partinë Demokratike!
Te dashur aktivistë, anetarë dhe simpatizantë të PDK-se, ju që asnjëherë s’u lodhët e s’u dorzuat, urime ditelindjen e 20-te te PDK-se!
Na priftë e mbara me Kryetarin tonë vizionar Kadri Veseli! #GEZUAR