
Ganimete Musliu pritet t’i nënshtrohet një operimi, Musliu-Shoshi i uron shërim të shpejtë
18 shkurt 2024
| 13:12
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, pritet t’i nënshtrohet një operimi.
Ka qenë kolegia e saj, Ariana Musliu-Shoshi, e cila në rrjete sociale i ka uruar shërim të shpejtë.
“Shërim të shpejtë mikja ime Ganimete Musliu! Të presim edhe më të fortë”, ka shkruar Musliu-Shoshi në “Facebook”.
Ganimete Musliu ka udhëtuar për këtë operim në Gjermani pasi një operim i tillë nuk kryhet në Kosovë.