Ganimete Musliu takohet me Mërgim Vojvodën: Mbrëmje me pozitivitet me nipin
28 tetor 2025
| 21:38
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike, Ganimete Musliu ka publikuar një fotografi me futbollistin e kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda.
Në fotografinë e publikuar, Musliu e Vojvoda shfaqen duke bërë me duar simbolin kombëtar, shqiponjen.
Sipër fotografisë, Musliu shkroi: “Mbrëmje plot pozitivitet me motrën dhe dy nipat, Mergim e Gazmend Vojvoda!”.
Ndryshe, Mërgim Vojvoda aktualisht po luan për ekipin e Serie A, Como. /Klankosova.tv



