GAP-i analizon në detaje buxhetin e vitit 2018

11 dhjetor 2017 | 23:54

Në kuadër të analizave për financat publike, Instituti GAP ka përgatitur një analizë lidhur me Projektligjin për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018.

“Në vitin 2018, të hyrat buxhetore pritet të jenë rreth 1 miliard e 829 milionë euro, që janë rreth 6 për qind më të larta se në vitin 2017, ndërsa shpenzimet afro 2 miliardë e 82 milionë euro, apo rreth 15 për qind më shumë se në vitin paraprak. Diferenca në mes të shpenzimeve dhe të hyrave planifikohet të mbulohet kryesisht nga huamarrja dhe përdorimi i fondeve të likuidimit të Agjencionit Kosovar të Privatizimit (AKP). Pjesa më e madhe e buxhetit do të shpërndahet në kategoritë si shpenzimet kapitale (33 për qind), pagat dhe mëditjet (28 për qind) dhe subvencionet dhe transferet (25 për qind). Për dallim nga 2016 (60 për qind) dhe 2017 (59 për qind), në 2018 përqindja e buxhetit e destinuar për paga dhe subvencione është zvogëluar (53.9 për qind)”, është thënë në analizën e GAP-it.

Sipas kësaj analize, në pjesën e të hyrave, rritjen më të madhe pritet ta ketë kategoria e të hyrave tatimore, konkretisht tatimet indirekte me afro 87 milionë euro ose 6.8 për qind më shumë se në vitin 2017. “Nga 819 milionë të hyra nga Tatimi mbi

Vlerën e Shtuar (TVSh) apo 71 milionë euro më shumë se në vitin 2017, mbi 75 për qind pritet të burojnë nga TVSh-ja e mbledhur në kufi (616 milionë euro). Një projeksion i tillë (rritës) i TVSh-së së mbledhur në kufi tregon varësinë e të hyrave buxhetore nga tregtia, gjegjësisht rritjes së importit të mallrave nga vendet tjera dhe ngecjes në ngritjen e kapaciteteve prodhuese brenda vendit”, është thënë në analizën e GAP-it.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në…