GAP-i: Komunat paguan 126.6 milionë euro vitin e kaluar për vendime gjyqësore dhe përmbarimore
Pagesat e komunave për vendime gjyqësore dhe përmbarimore në vitin 2025 kanë shënuar rritje prej 47 për qind krahasuar me vitin 2024.
Sipas Instituti GAP, komunat për vitin e kaluar kanë paguar 126.6 milionë euro.
GAP-i ka theksuar se këto obligime gjyqësore dhe përmbarimore vijnë nga kontratat kolektive në arsim dhe shëndetësi ku përfshihen kompensime për shujta, transport dhe inflacion për shërbyes civilë, vonesa në pagesa ndaj furnitorëve, projekte kapitale të dështuara.
Komunat me rritjen më të madhe të pagesave sipas GAP-it është Prishtina nga 10.6 milionë euro në 45.7 milionë (+332 për qind), Leposaviqi nga 168 mijë euro në 707 mijë euro (+319 për qind, Mamusha nga 51 mijë euro në 179 mijë euro (+249 për qind), Ferizaji nga 3.3 milionë euro në 8.2 euro (+153 për qind) dhe Prizreni nga 5.6 milionë euro në 12.7 milionë euro (+128 për qind).
Ndërsa disa komuna kanë arritur të ulin pagesat: Peja -66 për qind, Fushë-Kosova -41 për qind dhe Dragashi -55 për qind.



