Gara e çiklizmit do t’i bllokojë përkohësisht disa rrugë dhe autostrada

03 qershor 2026 | 14:09

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se më 5, 6 dhe 7 qershor në vendin do të mbahet Gara Ndërkombëtare e Çiklizmit, e organizuar nga Federata e Çiklizmit të Kosovës.

Gara do të zhvillohet në disa segmente rrugore, përfshirë autoudhët “Arbën Xhaferi” dhe “Ibrahim Rugova”

Gjatë zhvillimit të aktivitetit, në segmentet e përcaktuara do të ketë mbyllje të përkohshme të një korsie të qarkullimit, sipas itinerareve dhe orareve të parashikuara nga organizatorët.

Gjatë zhvillimit të garës, në segmentet e parapara do të ketë mbyllje të përkohshme të një korsie të qarkullimit sipas itinerarit të mëposhtëm:

5 qershor 2026, e premte

Mbyllet njëra korsi në Autostradën “Arbën Xhaferi”, ora 13:00

Nisja: Sheshi “Metush Krasniqi”, Kamenicë. Itinerari në drejtim të Prishtinës. Përfundimi: Kthimi në kilometrin 28

6 qershor 2026, e shtunë

Mbyllet njëra korsi: Ferizaj (Bibaj) – Lipjan – Hani i Elezit (73 km), ora 09:00

Mbyllet njëra korsi: Ferizaj – Hani i Elezit (32 km), ora 11:30

Mbyllet njëra korsi: Ferizaj – Prishtinë – Hani i Elezit (95 km), ora 13:00

Mbyllet njëra korsi: Ferizaj – Lipjan – Hani i Elezit (80 km), ora 16:00

7 qershor 2026, e diel

Mbyllet njëra korsi: Ferizaj – Podujevë (kthimi në Trudë) – Lipjan – Ferizaj – Hani i Elezit (120 km), ora 10:00

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-mesfushori i Brazilit dhe Chelseat, Oscar, ka folur për herë…