Gara për “Këpucën e Artë”, tre emra për një trofe historik

19 maj 2025 | 10:04
Sezoni 2024/25 është drejt fundit dhe gara për Këpucën e Artë nuk ka qenë kurrë më emocionuese.
Tre lojtarë po luftojnë deri në fund për trofeun individual më të lakmuar nga sulmuesit europianë.
Në krye të renditjes ndodhet surpriza Victor Gyökeres, sulmues suedez i Sportingut të Lisbonës, i cili e ka përfunduar tashmë kampionatin me 39 gola dhe 58.5 pikë, pasi koeficienti i kampionatit portugez është më i ulët (1.5) në krahasim me pesë ligat kryesore të kontinentit.

Menjëherë pas tij vjen Kylian Mbappe, i cili me fanellën e Real Madridit ka kaluar Mohamed Salah dhe aktualisht ka 58 pikë, vetëm 0.5 pikë më pak se Gyökeres. Francezi ka edhe një ndeshje për të luajtur dhe mund ta rrëmbejë trofeun në fund.

I treti në renditje është Mohamed Salah, që mban 56 pikë dhe do të zbresë në fushë mbrëmjen e sotme. Egjiptiani ka humbur ritmin në javët e fundit, duke u kaluar nga rivalët e tij.

Më pas renditen emra të njohur si Harry Kane, Lewandowski, Mateo Retegui, ndërsa më prapa vijnë ‘yje’ si Erling Haaland, Ousmane Dembélé apo Victor Osimhen, ky i fundit me një tjetër sezon mbresëlënës, tashmë në radhët e Galatasaray-t.

Renditja aktuale e Këpucës së Artë (Top-10):

  • Victor Gyökeres (Sporting) – 58.5 pikë (39 gola, koeficient 1.5)
  • Kylian Mbappé (Real Madrid) – 58 pikë
  • Mohamed Salah (Liverpool) – 56 pikë
  • Harry Kane (Bayern Munich) – 52 pikë
  • Robert Lewandowski (Barcelona) – 50 pikë
  • Mateo Retegui (Atalanta) – 50 pikë
  • Alexander Isak (Newcastle) – 46 pikë
  • Mika Biereth (Sturm Graz/Monaco) – 42.5 pikë
  • Erling Haaland (Manchester City) – 42 pikë
  • Ousmane Dembélé (PSG) – 42 pikë

Fundi i sezonit pritet të jetë vendimtar. Me vetëm një gol që mund të bëjë diferencën, Këpuca e Artë 2024/25 do të vendoset në ditët e fundit, me vëmendjen e të gjithë botës së futbollit të përqendruar tek këta tre emra: Gyökeres, Mbappe dhe Salah.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Antonio Conte e pranon se është i “rraskapitur” para ndeshjes…