Gara për Prishtinë – Mirena: S’kanë emra tjerë – VV me Konjufcën, PDK me Ismajlin, LDK me Ramën?

04 qershor 2025 | 21:54

Në emisionin Pressing në T7 po diskutohen kandidatët e partive për kryetarë komunash.

Gazetari Ilir Mirena thotë se gara do të jetë interesant në Prishtinë, pasi shton se nga VV’ja më së shumti po flitet që do të kandidojë Glauk Konjufca, nga PDK’ja do të jetë Uran Ismajli dhe nga LDK’ja është Përparim Rama.

Ai thekson se do të jetë një garë interesante mes treshes Rama-Konjufca-Ismajli.

“Kryetarët aktualë kanë me mbet për shkak se e kanë konsolido pushtetin dhe nuk kanë emra tjerë dhe me rreziku në këtë periudh. Vetëm Prishtina mundet me qenë më interesant, sidomos nga VV po përfliten shumë emra, më i përfoluri është Glauk Konjufca për Prishtinë. Kjo ka me bo garën interesant, edhe PDK’ja e qet Uran Ismajli, dhe kjo do të jetë garë e madhe mes treshes Rama-Konjufca-Ismajli”.

Tutje, Mirena mendon se LDK’ja ka gabuar që nuk e ka kandiduar përsëri Lutfi Hazirin, pasi sipas tij, ‘pas ‘skandaleve të kryetarit aktual Alban Hyseni’, kjo komunë do t’i rikthehej lehtë LDK’së.

“Komuna tjera nuk pres ndryshim. LDK’ja propozi Arbër Ismajlin, mendoj që LDK ka gabu që nuk ka insistu me emëru sërish Lutfi Hazirin, për shkak që me skandalet që i ka pas kryetari Hyseni në Gjilan, besoj që Lutfi Haziri do të ia kthente LDK’së këtë komunë pa asnjë telashe”, përfundon Mirena.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-krerët e UÇK-së në Hagë kanë refuzuar Ombuspersonin e caktuar…