Gara për vendin e 5-të në Ligën e Kampionëve, duel mes Spanjës dhe Gjermanisë
Gara për vendin shtesë në Ligën e Kampionëve vazhdon dhe situata po bëhet gjithnjë e më e qartë. Anglia tashmë është shumë përpara dhe praktikisht e sigurt për ta përfituar një vend ekstra në edicionin e ardhshëm, ndërsa beteja e vërtetë mbetet për vendin e dytë në mes të Spanjës dhe Gjermanisë.
Spanja është duke fituar terren ndaj konkurrencës, edhe falë përballjeve direkte si ajo në mes të Barcelonës dhe Atletico Madrid, që i garanton pikë të sigurta një prej skuadrave iberike.
Nga ana tjetër, Gjermania vazhdon të mbetet pranë dhe nuk heq dorë nga objektivi, duke mbajtur gjallë duelin deri në fund të sezonit.
Ndërkohë, pas tyre renditen Portugalia dhe Italia, me këtë të fundit që ka shumë pak shanse për ta arritur vendin e dytë dhe për ta siguruar një vend shtesë në Ligën e Kampionëve. Më pas vjen Franca, që po përpiqet të afrohet, por mbetet ende pas në këtë garë. Pra, gjithçka mbetet e hapur për vendin e dytë, me Spanjën dhe Gjermaninë që do të luftojnë deri në fund për një vend shtesë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Renditja e përditësuar e koeficientit UEFA:
Anglia – 25.013 (5 skuadra ende në garë nga 9)
Spanja – 20.656 (6 nga 8)
Gjermania – 19.714 (3 nga 7)
Portugalia – 18.900 (3 nga 5)
Italia – 18.714 (2 nga 7)
Franca – 16.678 (2 nga 7)
Polonia – 15.750 (0 nga 4)
Greqia – 13.800 (1 nga 5)
Danimarka – 12.250 (0 nga 4)
Qipro – 12.156 (0 nga 4)



