Garat në elitën e basketbollit do të quhen Prince Caffe Superliga

04 nëntor 2020 | 17:36

Garat në elitën e basketbollit tani e tutje do të quhen Prince Caffe Superliga. Marrëveshja ishte nënshkruar më 16 tetor nga kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu dhe përfaqësuesi nga Devolli Corporation, Barlet Imami.

Palët janë pajtuar që tani e tutje garat në elitë të quhen Prince Caffe Superliga, emërtim që do të përdoret në të gjitha garat që kanë të bëjnë me elitën e basketbollit. Emërtimi Prince Caffe Superliga do të përdoret në komunikimet zyrtare, nga zyrtarët e basketbollit dhe të gjithë aktorët në basketboll.

“Lusim mediat që tani e tutje të përdoret emërtimin Prince Caffe Superliga. Prince Caffe do të jetë sponsor gjeneral i Superligës, në një kohë aspak të lehtë, kur vendi po përballet me pandeminë Covid-19, që ka shkaktuar shumë telashe jo vetëm në Kosovë, por edhe mbarë botën. Derisa kompanitë e ndryshme po ballafaqohen me telashe financiare dhe të tjera, Prince Caffe do ta ndihmojë basketbollin e Kosovës, që është një ndihmë e madhe në këto kohë të vështira”, thuhet në njoftimin e Federatës së Basketbollit të Kosovës.

FBK-ja shpreson se bashkëpunimi do të vazhdojë për shumë vite me një kompani që ka ndihmuar shumë basketbollin e Kosovës.

(Epoka e re) 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është takuar sot me homologun…