Gardëroba e Hashim Thaçit nuk mund të vishet e as këpucët nuk ju bëjnë!

23 nëntor 18:52

Shkruan: Izmi Zeka

Kur po dëgjoj disa politikan që e përmendin Hashim Thaçin që biografia e tyre përveç intriga, spekulime e që pozitat i kanë marr bash belesh, atëherë duhet të ndalesh dhe të analizosh trurin shqiptarë dhe prejardhjen e disave.

Mimoza Kusari apo edhe dikush tjetër që flasin për procese e mundohen ta lidhin zakonisht Hashim Thaçin mund të spikasim se këta njerëz si duket kanë hendikepe nga e kaluara e tyre apo hija që u rri prapa duke mos vënë një gurë në shtetin tonë.

Ndoshta edhe mundohen të thonë diçka e kur përmendet Hashim Thaçi atëherë iu duket se po përballem me forcën kohore dhe intelektuale të themelimit të shtetit të Kosovës. Por është e kotë sepse gardëroba e Hashim Thaçit nuk mund të vishet e as këpucët nuk ju bëjnë.

Është e neveritshme, as parimore e morale jo se jo kur Hashim Thaçi gjendet në Hagë për të mbrojtur lirinë e këtyre që llafosin dhe krokasin në TV-të, e këta të mjerët kënaqen duke bërë fotografi pa autor.

Mimoza, një grua në vend që të tregonte integritet të një femre të ekuilibruar e bashkëkohore ajo për hatër të padronit fletë gjëra që vetëm i ka dëgjuar nga armiqtë e Kosovës e kurrë nuk ka mbërritur me qenë aty ku është diskutuar për zhvillimet në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
(Fjalë e mbajtur në manifestimin protestues në Cyrih, më 2…