Garë e ngushtë në Mitrovicë – Tahiri prin brenda vendit, Peci fiton me diasporën

19 tetor 2025 | 20:43

Numërimi i votave të diasporës ka përfunduar edhe në Mitrovicën e Jugut.

Bazuar në të dhënat e publikuar në faqen zyrtare të KQZ-së, kandidati i LVV-së Faton Peci, ka një epërsi prej 156 votash ndaj kandidatit të PDK-së Arian Tahirit.

Peci i ka marrë 392 vota apo 55.02 për qind, kundrejt Tahirit 236 vota apo 33.67 për qind të votave.

Më 9 nëntor, këta dy do të garojnë për të parin e kësaj komune në balotazh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore…