
Garës për Bernardo Silvan i bashkohet edhe PSG-ja
18 gusht 2022
| 11:05
Paris Saint Germain (PSG) i është futur garës për mesfushorin ofanziv të Manchester Cityt, Bernardo Silva.
Ndonëse është përfolur gjatë për një kalim të mundshëm të tij në Barcelonë, deri më tani nuk ka ndonjë lëvizje konkrete.
I gjithë ky pasivitet nga katalunasit u ka dhënë mundësi edhe skuadrave të tjera të tentojnë nënshkrimin me lojtarin.
Siç raporton “Times Sport”, oferta e kampionëve të Francës në drejtim të “Qytetarëve” është diku rreth 59 milionë funte.
Kësaj kërkese ende nuk i është përgjigjur klubi anglez, i cili po e shqyrton seriozisht këtë çështje.