
Garës për Shaqirin i shtohet edhe CSKA
18 prill 2020
| 23:18
Liverpooli është i gatshëm të reduktojë çmimin e Xherdan Shaqirit.
“Football Insider” shkruan se për shkak të rënies së të ardhurave për shumë ekipe si pasojë e pandemisë së koronavirusit, “të kuqtë” mund të pranojnë të shesin futbollistin e Zvicrës për më pak se 30 milionë euro.
Jurgen Klopp kërkon të përforcojë skuadrën sezonin e ardhshëm me sulmuesin gjerman Timo Werner duke bërë të pamundur qëndrimin e Shaqirit në “Enfild Roud”.
Nga ana tjetër, Sevilla, Roma, por së fundmi dhe CSKA e Moskës renditen si klubet që dëshirojnë të kenë në radhët e tyre ish-futbollistin e Bayern Munchen dhe Interit.