Garip Sahiti propozohet nga PDK si kandidat për kryetar të Shtërpcës

26 qershor 2025 | 13:49

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dega në Shtërpcë, ka propozuar në mënyrë unanime Garip Sahitin si kandidat për kryetar të Komunës së Shtërpcës për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Sahiti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ai ka shprehur falënderimin dhe mirënjohjen për besimin e dhënë.

Deklarata e plotë e Garip Sahitit:

Të dashur qytetarë, miq dhe bashkëpunëtorë! Kam nderin dhe kënaqësinë t’ju informoj se Partia Demokratike e Kosovës, dega në Shtërpcë, në mënyrë unanime më ka propozuar kandidat për Kryetar të Komunës së Shtërpcës në zgjedhjet lokale më 12 tetor 2025. Falënderoj të gjithë për mbështetjen dhe ju siguroj se gjithmonë do të punoj për të mbrojtur interesat e qytetarëve të komunës sonë. Ju jam mirënjohës dhe falënderues!

Me respekt, Garip Sahiti

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 24 mijë nxënës të klasave të nënta, në të…