Gashi falënderon Veselin për ndihmën e dhënë në largimin e uzurpatorëve nga pronat publike

19 tetor 2020 | 15:03

Ish-kryesuesi i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) Petrit Gashi, ka falënderuar kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, për ndihmën e dhënë në largimin e uzurpatorëve nga pronat publike, raporton “EO”.

Gashi gjatë intervistimit në komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, tha se Veseli sa ishte në krye të Kuvendit, i ka mbështetur në këtë drejtim. Ish-kryesuesi i Bordit të AKP-së, më tej ka shtuar se e për një mbledhje të bordit ata kanë marrë mbi 3 000 euro si kompensim.

Derisa ka komentuar edhe të ardhurat mujore në AKP. Sipas Gashit për gjashtë ditë punë në përgatitjen e një mbledhje të bordit dhe mbajtjen e saj, si kryesues i bordit është paguar mbi tre mijë euro.

Ish-kryesuesi i bordit të AKP duke iu përgjigjur deputetit Hekuran Murati, tha se në atë kohë nuk ka pasur afërsi me ndonjë me ndonjë subjekt politik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se…