Gashi i LDK-së: As pakicat etnike s’kanë të drejtë të bllokojnë, duhet të gjejnë kandidat të pranueshëm

09 shtator 2025 | 14:15

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka thënë se “as shumica, e as pakicat etnike” nuk kanë të drejtë të bllokojnë konstituimin e institucioneve.

Gashi i bërë thirrje Gjykatës Kushtetuese “të gjykojë drejtë” dhe të mos krijojë precedente lidhur me konstituimin e Kuvendit.

“Në interes afatgjatë të Kosovës është që parimi i shumicës të vlejë edhe për nënkryetarët nga komunitetet jo shumicë. Askush nuk ka të drejtë të mbajë peng Kuvendin me teke politike – as shumica, as pakicat etnike. Siç partia e parë fiton të drejtën për të propozuar dhe obligimin për të bërë shumicë, edhe pakicat kanë detyrimin të bashkëpunojnë dhe të gjejnë kandidatin e pranueshëm. Gjykata duhet të gjykojë drejt: jo të ndërtojë precedentë bllokues, por të garantojë funksionalitetin e institucioneve. Kosova ka nevojë për institucione që punojnë, jo për kriza të prodhuara me qëllim”, ka shkruar Gashi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Medina Morina shpall të pavlefshme dëftesën e kl. X shmgj…