Gashi i LDK-së: Dobët shoku Albin, dobët shoqja Vjosë

12 shkurt 2021 | 23:12

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka reaguar pas intervistës së sontme të kreut të VV’së, Albin Kurtit, si dhe kandidates për president nga ky subjekt.

Gashi, me anë të ‘Facebook’-ut, e ka cilësuar si ‘të dobët’ përformancën e tyre, teksa ka kritikuar programin politik të Vetëvendosjes.

“Dobët shoku Albin! Dobët Shoqja Vjosa! Pa program, pa ide, pa pasion, edhe pa guxim, qyqy! Cka po ndodhe me ju, ndoshta sepse emisioni “juaj” nuk ka moderator”, ka shkruar ai.

Për diçka të këtillë u diskutua edhe në emisionin ‘Pressing’. Analisti politik, Blerim Latifi, ka thënë se përcaktimi i standardeve nga politikanët përbëjnë rrezik për demokracinë.

“Ne nuk duhet me i lanë politikanët me i përcaktuar standardet e gazetarisë. Nuk duhet me i lanë politikanët me e përcaktuar se çka është e vërtetë. Kur politika i përcakton këto dy gjëra, shteti ka marrë fund”, ka deklaruar ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ka mohuar se…