Gashi i LDK-së: Fushata mund të anulohet, por jo zgjedhjet
13 shtator 2021
| 14:37
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, pas mbledhjes se Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ka thënë se kjo parti është kategorike për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, më 17 tetor.
“LDK-ja do të marrë një qëndrim dhe do të marrë pjesë në këtë takim. LDK-ja mendon se zgjedhjet duhet të mbahen dhe jo të shtyhen. Mund të anulohet fushata, por jo zgjedhjet”, ka thënë Gashi.



