Gashi i LDK-së: Kurti po i arreston shokët e deridjeshëm me urdhër të Xhelal ministrit

16 korrik 2021 | 16:28

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar për arrestimet e zyrtarëve të PSD-së në aksionin e sotëm.

Gashi ka shkruar se Albin Kurti po i arreston shokët e deridjeshëm për shkak të mendimeve të tyre politike.

“Keq, shumë keq! Shokët e deridjeshëm të Albinit arrestohen në këtë formë me urdhër të Xhelal ministrit. Arrestohen për mendimet dhe aksionet e tyre politike”, ka shkruar Gashi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Partia Socialdemokrate (PSD)  ka zhvilluar sot një aksion tek objekti i ish-Rilindjes.

Në këtë aksion në mënyrë të dhunshme janë arrestuar kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, anëtarët Zgjim Hyseni, Frashër Krasniqi dhe Nol Nushi. Deri tek arrestimi i zyrtarëve të PSD-së, erdhi pasi ata kanë shkruar “zhvatës”, në makinat zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të dielën hapet vendkalimi kufitar në mes Republikës së Kosovës…