Gashi i reagon LV-së për akuzat: Me ju ishim në izolim të plotë ekonomik, politik dhe shoqëror

09 tetor 2020 | 12:40

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i është kundërpërgjigjur kritikave nga Rexhep Selimi i Lëvizjes Vetëvendosje në raportin e 100-ditëshit të punës nga kryeministri Avdullah Hoti.

“Sot jemi këtu para këtij Kuvendi dhe para qytetarëve të Kosovës për të treguar se si kanë rrjedhur gjërat. Po fillojmë pak ku ishim dhe ku jemi. Ishim në një izolim total ekonomik, politik, shoqëror për arsye të ndryshme”.

“Politik sepse prishëm raportet me bashkësinë ndërkombëtare, ekonomik për shkak të pandemisë, social për shkak të vendimeve të gabuara të qeverisë ku kishte izolim antikushtetues të qeverisë së Kosovës”, ka thënë Gashi, duke numëruar disa nga problemet të cilat ishin krijuar gjatë qeverisë Kurti pjesë e së cilës ishte LDK-ja.

“T’i kujtojmë pak se ku ishim. Ishim në kërcënimet me letra nga bashkësia ndërkombëtare për tërheqje të ushtrisë nga Kosova, për ngrirje fondesh në një situatë të krijuar vet për 50 ditë të gabuara. Ku jemi sot, sot jemi te një marrëveshje që na thotë se Kosova shndërrohet në një qendër rajonale, se rrugët e Kosovës janë ato që lidhshin Kosovën me rajonin dhe Evropën Qendrore”, theksoi Gashi.

“Sistemi hekurudhor dhe i rajonit do të kalojë nëpërmjet Kosovës, edhe nga Durrësi edhe nga Selaniku. Kosova sot konsiderohet partner serioz me bashkësinë ndërkombëtare. Në sistemin e shëndetësisë ishim në izolim total me qindra mjek dhe staf të karantinuar dhe një sistem para kolapsit, doktor të Kosovës që po kërkonin të iknin nga Kosova”,

“Sot nga 80 respiratorë kemi 300 respiratorë dhe specialistë që nuk mendojnë të ikin nga Kosova. Sot kemi më së paku raste në rajon, këtu ku nuk ishim dje dhe nuk duam të jemi asnjëherë”, ka thënë Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka…