Gashi: Kërkesa për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale e qëllimshme

25 dhjetor 2017 | 19:26

Avokati, Tomë Gashi ka deklaruar që kërkesa për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale, ndonëse e vonuar, është e qëllimshme.

Gashi deklaroi që është rritur frika tek personat që pretendohet të jenë të akuzuar apo të njëjtin dëshirojnë të fuqizojnë rolin e tyre për të negociuar.

“Me Gjykatën Speciale i kemi krijuar dëm të madh vetes. Kërkesa për shfuqizim është e vonuar, mirëpo është e qëllimshme ngaqë jemi në prag të arrestimeve të para” ka thënë Gashi në një intervistë në “Info Magazine” të “Klan Kosovës”.

Sipas avokatit Gashi kjo gjykatë mund të zhbëhet, mirëpo në të njëjtën mënyrë siç është bërë, që do të thotë përmes ndryshimeve kushtetuese, kjo ngaqë është dërguar një pjesë e sovranitetit të Kosovës jashtë vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Maqedonisë ka zgjedhur Lubomir Joveskin kryeprokuror të ri.…