Gashi kërkon mbështetjen e Austrisë për anëtarësim në Interpol dhe Europol

30 prill 2018 | 15:51

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Bejtush Gashi, ka pritur në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler dhe zëvendësen e tij, Eva Elizabeth Michlits.

Fillimisht, Gashi e ka njoftuar ambasadorin austriak për prioritetet dhe proceset nëpër të cilat po kalon Ministria e Punëve Brendshme.

Gjatë takimit është diskutuar edhe për rëndësinë e forcimit të sundimit të rendit dhe ligjit, me qëllim të luftimit të krimit të organizuar.

Më tutje, ministri Gashi ka kërkuar nga Austria që ta përkrahë Kosovën drejt anëtarësimit në Interpol dhe Europol.

Ndërsa ambasadori Gernot Pfandler, ka theksuar se Qeveria e Austrisë do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën në të gjitha sferat e interesit të përbashkët, veçanërisht me institucionet e sigurisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Brendan Rodgers mund ta synojë kthimin në Premierligë në të…