Gashi kërkon reagim kundër Speciales: Popull zgjohuni, është momenti i fundit

29 maj 2025 | 10:15

Ish-eprori i UÇK-së, Binak Gashi u ka bërë thirrje popullit që të zgjohen dhe të veprojnë kundër gjykimit të ish-krerëve e ish-ushtarëve të UÇK-së, të cilët ndodhen në Hagë.

Ai madje i bëri thirrje edhe Organizatës së Veteranëve të UÇK-së që të mos jetë vetëm një organizatë, por të reflektojë për të mirën e Kosovës.

“Themelues të ushtrisë, të pavarësisë, arkitekti, projekti më i madhi kombëtar që ka ndodh, e kanë pasur fatin me i pri, edhe bashkë me ta kam qenë pjesë edhe unë, e ndjej vetën shumë krenar. Ku me i lanë na këta lapidarë, këta dëshmorë, çka me i shpall na? Popull zgjohuni, është koha, momenti i fundit. I bëj thirrje edhe Organizatës së Veteranëve, mos të jetë vetëm organizatë e veteranëve, por të reflektojë për të mirën e Kosovës”, u shpreh Gashi në “Ora Shtatë”, transmeton Klankosova.tv.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koha e Cristiano Ronaldos te Al Nassr duket se ka…