Gashi: Kompromiset e Kurtit për serbët janë kundërkushtetuese

15 mars 2026 | 18:22

Ish-ministri Bejtush Gashi tha se kompromiset e Kurtit për serbët e Kosovës janë kundërkushtetuese.

Gashi theksoi se ky është një vendim kundërkushtetues, duke u mbështetur në nenet 1 dhe 3 të Kushtetutës së Kosovës, që përcaktojnë se autoriteti dhe sovraniteti i Kosovës duhet të jenë të vlefshme në gjithë territorin e saj.

“Është një vendim kundër kushtetues nëse i referohemi nenit 1 dhe 3 që në mënyrë taksative pëërcakton se shtrirja e autoritetit, sovranitetit dhe ligjshmërisë duhet të jetë valide në tërë territorin e Kosovës”, tha Gashi.

Ai theksoi se duhet të sqarohet se ligji është në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian dhe se presioni ndaj Kosovës për të pranuar ndryshimet është në thelb një tentativë për të ruajtur ndikimin e Serbisë në Kosovë, përmes njohjes së dokumenteve të lëshuara nga strukturat paralele.

“Duhet sqaruar se ky ligj është i standardeve të Bashkimit Evropa, në të gjitha shtetet e BE-së aplikohet. Mënyra se si i bëhet presion Kosovës që të pranojë ndryshimet që realisht janë ruajtja e ndikimit të Serbisë në Kosovë përmes njohjes së dokumenteve të lëshuara nga strukturat paralele”, tha ndër tjerash ai në Klan Kosova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zotëria i Parë i Kosovës, Prindon Sadriu, do të marrë…