Gashi: Kosova fiton ndaj Bullgarisë

24 mars 2019 | 13:26

Mesfushori me përvojë të madhe në futbollin e Kosovës, Dugagjin Gashi, i cili  aktualisht është pjesë e Dukagjinit të Klinës, ka thënë për “Epokën e re” se Kosova ka shanse të mëdha të dal triumfuese ndaj Bullgarisë.

“Loja e Kosovës ka qenë fantastike dhe i kemi treguar gjithë botës se kemi një përfaqësuese shumë të fortë. Shumica e lojtarëve janë të rinj dhe kjo tregon se kemi një të ardhme të sigurt, kurse jam i bindur se në ndeshjen ndaj Bullgarisë do të korrim fitore. Personalisht e përgëzoj trajnerin për punën që po bën dhe lojtarët për shpirtin luftarak që po tregojnë në secilën ndeshje”, ka deklaruar Gashi.

Ish- mesfushori i Feronikelit, Besës, Vëllaznimit dhe Drenicës, ka qenë për një kohë të gjatë pjesë e përfaqësueses para pranimit në UEFA dhe FIFA. 

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Interesimi i skuadrave për yllin e Fiorentinës, Federico Chiesa po…