
Gashi: Kosova s’e ka luksin të merret me ‘çmenduri’ dhe ego personale të pushtetit
17 qershor 2025
| 11:18
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka thënë se Kosova duhet të përgatitet për çdo skenar të mundshëm, duke theksuar se vendi nuk e ka luksin të merret me çmenduri dhe ego personale të pushtetit në një kohë kur dinamikat globale po ndryshojnë me shpejtësi.
“Kosova duhet të jetë e gatshme për çdo skenar. Bota po ndryshon. Dinamikat janë shumë të mëdha dhe nuk e ka luksin me u marrë me çmenduri dhe të egove personale të pushtetit. Është koha që të Kosova të ketë institucionet e veta, mbi të gjitha institucione të përgjegjshme. Nuk do të thoja për dialogun, por për gatishmërinë për t’u përballur me çfarëdo lloj situate të mundshme”, ka thënë Gashi.