Gashi: Kur e ka pa kryeministri këtë video, ka thënë “s’jam n’opozitë se e kisha sosë qet qeveri”

24 dhjetor 2021 | 11:53

Shkelzen Gashi, që ka qenë këshilltari i Kurtit gjatë qeverisjes së tij të parë, e ka komentuar një video, të cilën e ka publikuar kryeministri për 9 mujorin e Qeverisë “Kurti II”.

Gashi hamendëson se kur e ka parë kryeministri Kurti videon e “arritjeve” të tij, me siguri se ka menduar se si do të kishte fort hapësirë për ta kritikuar, po të ishte opozitë.

“Sa e pashë këtë ‘9 muaj qeveri në një video të përmbledhur’, thashë vetmevete, garant kur e ka pa kryeministri këtë video, ka thanë ‘s’jom n’opozitë se e kisha sosë qet qeveri’”, ka shkruar Gashi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Kryeministri Kurti, që njihet për opozitarizëm të fortë me lloj-lloj mjetësh, po shënon 9 muaj në pushtet, me qeverisjen e tij të dytë, pasi të parën, në vitin 2020, ia rrëzoi partnerja e tij, LDK-ja.

Për t’i shënuar këta muaj, kryeministri ka mbledhur disa prej arritjeve që ai i konsideron se janë bërë në këtë cikël kohor.

Në mes të krizës energjetike, që ka nisur zinxhirin e krizave të tjera, Kurti ka përmendur si arritje të Qeverisë së tij sigurimin e vaksinave anti-Covid, mbështetjen për lehonat dhe shtesat për fëmijë të porsalindur. Përmenden edhe aksionet e Policisë të kryera nën dyshimet për krim dhe kontrabandë, si dhe reciprociteti me ‘stickers’, me Serbinë dhe disa të tjera.

Nuk përmendet ndonjë dështim e as ato për të cilat kritikohet kjo qeverisje, si gjendja me energjinë elektrike apo shtrenjtimi i çmimeve të produkteve bazike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka bërë me…