Gashi, Kurtit: Amerika, Amerika – tap n’karrige të kryeministrit, i harroj krejt

30 nëntor 2022 | 13:32

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka ironizuar me kryeministrin Albin Kurti, duke i përdorur metaforat e tij “Amerika, Amerika, tap n’karrige e kryeministrit i harron krejt”.

Sipas Gashit, Kurti vazhdimisht kërkonte platformë për dialogun.

“Sa herë keni ardhur të raportoni për dialogun në këtë Kuvend”, ka thënë Gashi.

Gashi po ashtu ka kritikuar Kurtin edhe për qasjen në veri.

“I shtruam rrugë 2-3 kilometra në veri, ama bash hiq s’po na intereson, me këtë merret ministri i Infrastrukturës”, ka thënë Gashi.

Ai i ka thënë Kurtit se ajo çfarë i intereson opozitës është qëndrimi i Kurtit si kryeministër për dialogun.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka…