Gashi largohet nga Feronikeli
07 janar 2022
| 16:25
Futbollisti prishtinas Dren Gashi ka njoftuar largimin nga FC Feronikeli. Lajmin e ka bërë të ditur vetë lojtari, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.
“Dua të ju njoftoj se kemi ndërprerë bashkëpunimin me KF Feronikeli për shkak të gjendjes së klubit, që tashmë është e ditur. Faleminderit të gjithëve për përkrahjen dhe ish-klubit i dëshiroj fat dhe suksese, shpresoj të kthehen aty ku e kanë vendin, në top-ekipet e Kosovës… Faleminderit Tigrat e Zi – Drenas!”, ka shkruar Gashi në “Facebook”.



