Gashi, Muratit: S’do të ketë normalitet në Kuvend nëse i merr paratë e komunave

06 prill 2023 | 11:53

Ministria e Financave është duke e bllokuar bartjen e të hyrave vetanake të komunave nga viti paraprak. Një gjë e tillë përpos kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, ka ngjallur edhe reagimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Fillimisht ka qenë shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili ka kritikuar qasjen e ministrit Hekuran Murati lidhur me këtë çështje.

Ndërsa ministri i Financave, Hekuran Murati është munduar të arsyetohet duke thënë se kjo është e bazuar në ligjin për buxhet ku është thënë se të hyrat vetanake nga viti 2022 barten në vitin 2023 dhe se kjo është në përputhje me ligjin për financat.

Pas kësaj ka reaguar edhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i cili ka paralajmëruar ministrin Murati se nuk do të ketë normalitet në Kuvend nëse ai mendon ta bëjë një gjë të tillë.

“Nuk do të ketë normalitet dhe s’do të kalojë asnjë ligj. Ju garantoj në konsultim me LDK-në dhe grupet e tjera se këtu s’do të ketë normalitet më. Kot e ke, s’ke me pas shans me i marrë parat e komunave. Janë të hyra vetanake dhe është si me ia marr dikujt parat prej xhepit. Kot je tu u mundu. Është e rregulluar me Kushtetutë dhe gjithçka tjetër që komunat me udhëheq me buxhetin e tyre. Do me shti Kuvendin në një situatë për ta prishur një konsensus, vazhdo”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka…