Gashi për Martin Berishajn: Kam pasur respekt për të. Haram i qoftë nëse del e vërtetë!
Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, dyshohet se është përfshirë në një skandal të madh financiar. Siç raportohet, ai ka transferuar rreth 600 mijë euro kesh nga xhirollogaria e tij bankare në Mal të Zi për te politikani slloven Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë.
Lidhur me këtë ka reaguar analisti Astrit Gashi. Gashi thotë se Kosova për vite me radhë ka qenë e detyruar të blejë rrymë nga kompania ‘GEN’ për të cilën Berishaj dyshohet se ka shërbyer si ndërmjetës mes saj dhe politikanit slloven Robert Golub.
“Per “mafine energjetike” serbe ne Ballkan pata shkruar fillimisht diku ne fillim te 2000’tave ne Koha Ditore. Ishte koha kur reduktimet shkonin 8 me 2 ne favor te territ. Qe nga ajo kohe nuk jam ndalur kurre te shkruaj e flas per pavaresimin energjetik te Kosoves. Sot po ndihem i lenduar qe edhe nje shqiptar, nje njeri qe e kam konsideruar si te zotin e te mire, nje ambasador i Kosoves, te perfitet ne nje skandal financiar ne Slloveni qe perfshine edhe parat e kesaj firme. Haram i qofte, nese del madje edhe pjeserisht e vertete!”, shtoi ai.
Shkrimi i plotë i Gashit në Facebook: