Gashi: Për të pagjeturit fajtor i vetëm është Serbia, mos të kapemi ndërmjet vete

19 nëntor 2020 | 12:12

Pas kundërshtive të kryeministrit Avdullah Hoti me nënkryetaren e Kuvendit Arbërie Nagavci për çështjen e të pagjeturve, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se nuk duhet të ketë përçarje pozitë-opozitë me këtë çështje të ndjeshme dhe se duhet unitet për të arritur sukses ndaj Serbisë.

Nagavci ka akuzuar Hotin se ka nënshkruar një paragraf në marrëveshjen e Uashingtonit ku barazon të pagjeturit me të zhvendosurit duke thënë se kjo është e turpshme. Ndërsa, këtë fjalim kryeministri Hoti e ka cilësuar si më të ligun që ka dëgjuar ndonjëherë në Kuvend.

Por, Gashi ka insistuar se për të pagjeturit fajtor është vetëm shteti i Serbisë që në mënyrë të organizuar varrosi shqiptarët, duke përmendur edhe zbulimin e fundit të varrezës masive me trupa të shqiptarëve në Rashkë të Serbisë.

“S’kemi nevojë që të kapemi mes vete për këtë çështje, sepse fajtor është Serbia dhe mos ta drejtojmë gishtin nga njëri-tjetri. Duhet të jemi unik dhe të kërkojmë partneritet ndërkombëtar, sepse ky mund të jetë çelësi që ne të zbardhin fatin e personave të pagjetur, që ata të kenë një varrë. Duhet të krijojmë presion mbi Serbinë sepse s’ka vullnet në Serbi që çështja e personave të pagjetur dhe krimet e luftës të zbardhen”, ka thënë Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot ka dhënë dorëheqje ushtruesi i detyrës së kryeshefit të…