Gashi për vendimin e Kushtetueses: Rruga e qartë, ose konstituohet Kuvendi për 12 ditë ose zgjedhje

30 shtator 2025 | 17:10

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese që Kuvendi nuk është konstituuar ende dhe ka vetëm 12 ditë kohë për ta përmbyllur procesin.

Sipas Gashit, nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit kushtetues, vendi do të shkon në zgjedhje të reja përsëri brenda 45 ditëve.

“Gjykata i ka obliguar të gjithë deputetët që të ushtrojnë funksionin e tyre në interes të Republikës së Kosovës, duke respektuar Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit. Logjika kushtetuese është e qartë: nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit kushtetues, ai shpërndahet dhe qytetarët vendosin përsëri në zgjedhje brenda 45 ditëve. Nuk ka më justifikime për bllokada politike. Pra, rruga është e thjeshtë: ose konstituohet Kuvendi, ose vendi shkon në zgjedhje”, ka shkruar Gashi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas largimit nga Barcelona, Xavi Hernandez është një nga trajnerët…