Gashi për zjarrin në IML: Pushteti që vjen nga flaka vetëm flakë prodhon

21 nëntor 2023 | 14:33

Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar pas zjarrit në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Gashi ka kritikuar ashpër pushtetin, duke thënë se sa ishin në opozitë “i kallnin institucionet, ndaj dhe në pushtet po u kallen institucionet.”

“Pushteti që vjen nga flaka veç flakë prodhon”, ka shkruar Gashi në “Facebook”.

Postimi i plotë i Gashit:

Pushteti që vjen nga flaka veç flakë prodhon.

Në opozitë i kallnin institucionet, ndaj dhe në pushtet po u kallen institucionet.

Sot, zjarri ka kapluar ndërtesën e Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Mos të harrojmë se para pak kohësh zjarri përfshiu edhe Shërbimin Emergjent në Klinikën e Psikiatrisë të QKUK-së, ku për pasojë pati edhe një viktimë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Elvir Azizi, drejtor i përgjithshëm i SHSKUK-së, dhe dr. Narqize…